Gastronomët nesër protestojnë para Qeverisë

 
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës po kundërshton masat e reja kundër COVID-19, që janë miratuar sot nga Qeveria e Kosovës.
Kërkesat e tyre kanë qenë që të punohet sipas rregulloreve komunale, që muzika të jetë në proporcion me këtë orar, si dhe ora policore të hiqet.
“Nuk është hera e parë që ky lloj i masave të mirret nga Qeveria e Kosovës. Ky model është marrë edhe në Qeverinë e kaluar, i cili është dëshmuar se ishte i pakuptimtë dhe jo efektiv. Kërkesat tona kanë qenë që të punohet sipas rregulloreve Komunale, që muzika të jetë në proporcion me këtë orar, dhe ora policore të hiqet. Masat nuk kanë kuptim që të kufizojnë veprimtaritë biznesore, por të stimulojnë vaksinimin e popullatës, si zgjidhja e vetme për daljen nga kjo krizë. Përderisa i lejojmë të hyjnë vetëm personat e vaksinuar dhe ata që ofrojnë dëshmi, pse të mos punojmë me kapacitete të plota?!”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Gastronomëve.
Kundër masave të reja antiCovid, Shoqata e Gastronomëve nesër, në ora 21:30, do të dal në protestë para Qeverisë së Kosovës.
“Nesër, e diele, ora 21:30, ftojmë të gjithë gastronomët që të dalim para Qeverisë, duke i marrë automjetet tuaja për të protestuar kundër masave të reja, me sirena!! Kundërshtojmë masat duke e rujt shëndetin publik.#muzikanukvret”, kanë njoftuar nga Shoqata e Gastronomëve./21Media

Back to top button