Gastronomët paralajmërojnë protesta

 

Shoqata e Gastronomëve edhe njëherë ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë Hoti për kufizimin ndaj këtyre bizneseve. Ata kanë kërkuar që të ndryshojnë vendimet e Qeverisë, për ndryshe do të protestojnë.

Nga nesër, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës do të fillojë të mbledhë 10 mijë nënshkrime për ndryshimin e vendimeve.

“Shoqata e Gastronomeve të Kosovës që nga nesër do të fillojmë me mbledhjen e 10.000 nënshkrimeve për ndryshimin e vendimeve, prandaj kërkojmë që Qeveria të bëj një rivlerësim të situatës dhe të ketë parasysh disa nga kërkesat tona urgjente”, thuhet në reagimin e shoqatës.

Gastronomët kërkojnë:

1. Thirrje të seancës në parlament për ta ndryshuar orarin

2. Të zgjatet orari i punës deri 00:00

3. Të lejohet puna në hapësira të mbyllura

4. Të përcaktohet një manual i saktë për respektimin e distancës dhe masave mbrojtëse në hapësirave të mbyllura

5. Të ndihmohen bizneset me pako ekonomike

Nëse kërkesat e tyre nuk miratohet, gastronomet thonë se do të shfrytëzojnë gjitha të drejtat ligjore për të hequr kufizimet.

“Prandaj apelojmë tek Qeveria, Kuvendi dhe të gjitha institucionet e tjera që gastronomia të mos ketë me shumë dëme, përndryshe detyrohemi të vazhdojmë prapë duke protestuar deri në miratimin e kërkesave tona”, thuhet tutje në reagimin e tyre./21Media

Back to top button