Gastronomia dhe qendrat tregtare mbyllen nga ora 21:00

 

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për kufizimin e ri të bizneseve të gastronomisë pas shtimit të rasteve të reja me COVID-19.

Ministri, Armend Zemaj ka treguar se Gastrominisë u ndalohet puna nga ora 21:00 deri në  05:00.

“Të gjitha qendrat tregtare do të ndalohet veprimtaria nga ora 21:00, të gjitha kafiteritë dhe objektet e gastronomisë u ndalohet puna nga ora 21:00 – 05:00”

Zemaj gjithashtu ka njoftuar se ligjëratat do të mbahen online në të gjitha fakultetet./21Media

Back to top button