Gati për darkën, Vuçiç dhe Zaev mbërrijnë në Elbasan

Eskortat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe të kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev kanë mbërritur në Elbasan.
Aty do të priten nga kryeministri Edi Rama, që ka mbërritur më herët bashkë me ministrat e kabinetit të tij.
Dy kryeministrat dhe presidenti do të kenë një darkë në Elbasan së bashku me delegacionet e tyre përpara një dite intensive që i pret nesër lidhur me “Ballkanin e Hapur”.
Qindra qytetarë në Tiranë kanë protestuar sot kundër vizitës së presidentit të Serbisë dhe “Ballkanit të Hapur”.

Protestuesit kanë djegur edhe flamujt e Serbisë që kanë qenë të varur në shtylla përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Për protestën që është zhvilluar para Kryeministrisë, Rama ka thënë se kjo nismë, përveçse është e ardhmja e fëmijëve, është dhe në interes strategjik të Shqipërisë./21Media

Back to top button