”Spider-Man: No Way Home” arrin shifra marramendëse

Filmi ”Spider-Man: No Way Home” po thyen rekorde shikueshmërie.
Vetëm gjatë vikendit, filmi më i fundit i “Marvel Cinematic Universe” ka arritur 121.5 milionë dollarë në shitjet e biletave brenda vendit.
Sony, një bashkëprodhues në film së bashku me Disney, ka rritur vlerësimin e saj për fundjavën e plotë, duke deklaruar se tani pret që filmi të arrijë në 240 milionë dollarë gjatë debutimit të tij. Vlerësimi i tij fillestar ka sugjeruar që filmi do të fitonte rreth 130 milionë dollarë. Analistët e arkëtarëve i kanë thënë “CNBC” se parashikojnë që filmi të gjenerojë më shumë se 250 milionë dollarë, ose madje të arrijë në 265 milionë dollarë, shkruajnë mediat amerikane.
Tashmë, “No Way Home” është hapja me fitimin më të lartë të epokës së pandemisë, duke tejkaluar “Venom: Let There Be Carnage”, i cili ka fituar 90.1 milionë dollarë gjatë tri ditëve të para në kinema.
Ai gjithashtu ka të ngjarë të zërë vendin në 10 filmat më të shitur në historinë e kinematografisë, si një nga vetëm tetë filmat që tejkalojnë 200 milionë dollarë gjatë fundjavës së parë, sipas të dhënave nga “Comscore”.

Kujtomë që, filmi i fundit me superheronjë, Spiderman: No Way Home ka filluar të shfaqet më 16 dhejtor në Cineplexx me eventin Spiderman Day, në dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren.
Filmi ka thyer rekord të shitjeve paraprake të biletave, duke tejkaluar kështu edhe filmat e mëdhenjë si Avengers: Infinity War, Star Wars: The Rise of Skywalker, e të tjerë
Madje, për vetëm 4 ditë në Cineplexx janë shitur 4500 bileta.
Këtu mund t’i gjeni terminet e lira për sonte, mos i harroni kokoshkat!/21Media

Back to top button