Bajrami u takua me përfaqësues së SBASHK-ut

Bajrami u takua me përfaqësues së SBASHK-ut

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami ka vizituar Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ku nga drejtues të kësaj sindikate është informuar për sfidat dhe angazhimet aktuale në shërbim të arsimit, përmirësimit të kushteve të punës në institucionet arsimit dhe ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka kërkuar që të punohet lidhur me çështjen e punëtorëve të arsimit me bachelor 3-vjeçar, e që janë në sistemin arsimor, në mënyrë që të gjendet zgjidhje e pranuar për ta.

Ministrja Bajrami shprehu gatishmëri për angazhime të përbashkëta në shërbim të arsimit, duke thënë se të gjitha çështjet e lidhura me arsimin në Kosovë do të diskutohen bashkërisht dhe do të ketë angazhime për zgjidhjen  e kërkesave të punëtorëve të arsimit, por edhe për shtim të angazhimeve me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe përmirësimit të kushteve të punës në shkolla.