Osmani: Taksa do të zëvendësohet me reciprocitet të plotë

Osmani: Serbia duhet të ndërpresë fushatën kundër njohjeve të Kosovës

Pas takimit me ambasadorin Heldt, kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani foli edhe për tarifën 100% ndaj mallrave serbe të vendosur nga qeveria e kaluar.

Osmani theksoi se tarifa do të zëvendësohet me masën e reciprocitetit të plotë.

“Siç e dini programi i përbashkët i koalicionit qeverisë është prezantuar nga ana e kryeministrit të Kosovës në Kuvendin e Republikës së Kosovës me datën 3 shkurt dhe aty është bërë e qartë që ashtu siç kemi thënë para qytetarëve, ne besojmë që tarifa duhet të zëvendësohet me masë të reciprocitetit në raport me Serbinë”, u shpreh Osmani.

Osmani deklaroi se, për ta hequr atë tarifë, Serbia duhet të ndërpresë fushatën që po e bën kundër njohjeve të Kosovës.

Osmani u shpreh e gatshme të punojë me të gjithë deputetët e opozitës në mënyrë që të përfshihen të gjithë në këtë proces të rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës.

Back to top button