Gavi e mban në shpinë shokun deri në hotel
Barcelona arriti të kualifikohej në fazën çerekfinale të Europa League.
Barca fitoi 1:2 në Stamboll ndaj Galatasarayt.
Gjatë ndeshjes, Sergino Dest u lëndua dhe u desh të largohej nga fusha, kurse vendin e tij e zuri Araujo.
Rrugës për në hotelin ku po qëndronin në Stamboll, 17-vjeçari Gavi e mbajti në shpinë Destin.
Kjo video e futbollistëve të Barcelonës u bë virale në rrjetet sociale./21Media
❗️❗️Atención como ha llegado Dest al hotel en Estambul (lesión bíceps femoral). Gavi lo entra a caballito. @JugoneslaSexta @elchiringuitotv pic.twitter.com/0a1OVPYR4i
— Josep Soldado Gómez (@JosepSoldado) March 17, 2022