Mehaj u takua me autoritetet e institucioneve të sigurisë në vend

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është takuar me dje me autoritetet kryesore të institucioneve të sigurisë në vend për të diskutuar lidhur me Planin e Reagimit Kombëtar.
Në takim morën pjesë edhe ministrin Sveçla, Gjeneral Cikaqin, Zv.Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Piperni, dhe drejtorin e NALT-it, Gjeneral Ruter, të cilët u dakorduam për shqyrtimin e Planit të Reagimit Kombëtar, si dokumenti kryesor që përcakton strukturën dhe proceset që e përbëjnë qasjen kombëtare ndaj menaxhimit emergjent.
”Gjithashtu diskutuam edhe për Stërvitjen e përbashkët vjetore “Silver Sabre 2022″ ku marrin pjesë të gjitha institucionet e sigurisë së vendit, si një mundësi e shkëlqyer për të avancuar me koordinimin dhe sinkronizimin e reagimit kombëtar”, bën të ditur ministri Mehaj./21Media

Back to top button