Gavi, edhe katër vjet të tjera në Barcelonë

Ylli i Barcelonës, Gavi ka rinënshkruar kontratë me ekipin deri në vitin 2026.
Marrëveshja e mëparshme e mesfushorit skadon verën e ardhshme.
Kështu, Gavi nënshkroi edhe për 4 vjet të tjera me klubin.
Skuadra katalonase ishte përpjekur të bindte mesfushorin 18 vjeçar që të angazhohej për një marrëveshje të re, pasi ajo e mëparshmja ishte caktuar të skadonte në fund të sezonit.
Barça lëshoi një deklaratë zyrtare që konfirmon se marrëveshja e re e spanjollit vlen edhe për katër vjet.
Gavi do të nënshkruajë kontratën e re para tifozëve të klubit në stadiumin e Barcelonës të enjten në mbrëmje, e cila do të pasohet nga një fjalim nga lojtari dhe presidenti, Joan Laporta./21Media

Back to top button