Qeveria i cakton temperaturat: Nga ora 8:00 -16:00 të jetë 19 gradë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka publikuar 20 masat obligative për institucionet publike për kursimin e energjisë elektrike gjatë sezonit të dimrit, për të përballuar krizën energjetike të paralajmëruar në vend.
Në mbledhjen e Qeverisë, ministrja Rizvanolli ka thënë se këto masa fillimisht janë për sektorin publik dhe ndërmarrjet publike, ndërsa në ditët në vijim do të vlejnë edhe për sektorin privat.
Pikat që përfshihen në këto masa janë: zëvendësimi i poçeve standarde në LED, të ndalohet ngrohja ku s’ka prezencë fizike e të ndalohet ngrohja e ujit, përveç në spitale dhe kur është e domosdoshme.
Po ashtu Qeveria i cakton temperaturat e dhomës: prej orës 8:00 -16:00 të jetë 19 gradë./21Media

Back to top button