Gaxherri e LDK-së i përgjigjet Kurtit për çështjen e presidentit: Çdo ditë bëhet më i pabesueshëm

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besa Gaxherri, duke komentuar një deklaratë të kryeministrit në detytë Albin Kurti se duhet president konsensual tha se nuk besojnë që Kurti është i interesuar të gjejë zgjidhje edhe pas zgjedhjeve të 7 qershorit.
Sipas saj, duhet reflektim ndër subjektet politike që të gjendet një zgjidhje dhe ato të jenë në shërbim të qytetarëve të Kosovës, e jo të egove personale politike.
“Kurti çdo ditë dhe çdo vit bëhet më i pakuptueshëm, më i pabesueshëm dhe më pak i vërtetë. Kështu që ne nuk mund t’i besojmë asgjëje që thotë Kurti dhe as të shpresojmë në atë që bën ai. Kosova nuk ka kohë për të humbur me lojërat e asnjë subjekti politik. Të gjitha këto subjekte politike duhet të jenë në shërbim të vendit dhe jo në shërbim të egove personale, siç e kemi rastin e LVV-së, që i shërben vetëm një njeriu.”, tha ajo për rtv21./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?