Gaxherri tha se Kurti ka shkuar në Bruksel shumë i papërgatitur

 
Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri sonte deklaroi se përfaqësuesit e Kosovës shpeshherë nuk kanë qenë gjithmonë të përgatitur në dialog.
“Ne natyrisht duhet që të pjekemi më në fund, duhet ta dimë se çështjet ndërkombëtare, sidomos specifika e shtetit të Kosovës, don kontinuitet, don pjekuri politike”, tha ajo në “Click” të RTV21.

Gaxherri, tutje u shpreh se në Bruksel, kryeministri Albin Kurti ka shkuar në Bruksel shumë i papërgatitur dhe siç tha ajo, ka dalur tejet populist./21Media

Back to top button