Gazetari gjerman lavdëron paraqitjen e Presidentes Osmani në Bruksel
1 min read
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me paraqitjen e saj në samitin e krerëve të BE-së me liderët e Ballkanit Perëndimor, i ka lënë përshtypje gazetarit gjermani Markus Preiß, drejtues i studios ARD Europe në Bruksel.
Gazetari gjerman e vlerësoi Osmanin si shembull se si bëhet komunikimi politik,
“Nëse doni të shihni se sa mirë bëhet komunikimi politik, duhet ta shikoni paraqitjen e sotme të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. E qartë kristal, argumentuese, e diferencuar, pozitive dhe retorikisht e përsosur”, ka shkruar gazetari gjerman në Twittter, teksa ka publikuar edhe një fotografi të Osmanit./21Media
Wer mal sehen will, wie sehr gute politische Kommunikation gemacht wird, der sollte sich den heutigen Auftritt der Präsidentin des #Kosovo 🇽🇰 @VjosaOsmaniPRKS beim #WesternBalkans #euco anschauen. Glasklar, argumentativ, differenziert, positiv und rhetorisch perfekt. pic.twitter.com/XsHMKP1bmq
— Markus Preiß (@markuspreiss) June 23, 2022