Gazetari turk godet me shuplakë teknikun e zërit
Gazetari dhe turk, Muharrem Sarikaya gjatë një interviste që ishte duke dhënë ka qëlluar me shuplakë teknikun e zërit, Ahmet Demir teksa ky i fundit po rregullonte pajisjet e zërit.
Video u bë virale në rrjetet sociale duke dënuar veprimin e gazetarit. Sindikata e Gazetarëve të Turqisë bëri një deklaratë duke e dënuar veprimin
“Ne dënojmë veprimin e shëmtuar të gazetarit Muharrem Sarıkaya kundër Ahmet Demir. Presim që Sarikaya t’i kërkojë falje kolegut tonë”.
Sindikata e Gazetarëve të Turqisë ka njoftuar se do e padisë Sarikayan dhe do i jep mbeshtetje ligjore kameramanit.
Habertürk yazarı Muharrem Sarıkaya ses teknikerini tokatladı.#HaberTürk
pic.twitter.com/VhSz1ZM3gZ
— EHA MEDYA (@eha_medya) December 19, 2021
Falje për këtë vepërim gazetari Muharrem Sarikaya, kërkoi nga publiku dhe nga Ahmet Demir.
“Gjatë transmetimit direkt humba kontrollin për një moment për shkak të problemeve teknike që u përsëritën dhe e bënë transmetimin problematik dhe bëra një sjellje të pahijshme për mua dhe institucionin që përfaqësoj”, tha Sarikaya./21Media