Kënga e re e 2Ton tashmë ka një datë lansimi

Repartisti, Arton Avdyli – 2Ton njoftoi se do të publikojë këngë të re, duke mbyllur kështu edhe një vit më shumë, më plote suksese në karrierën e tij.
2021, ishte një vit në të cilin artisti solli projekte të shumta muzikore.
E më 21 dhjetor publikohet kënga e re e 2Ton.
E reperi ka ndarë me ndjekësit në Instagram, sekuencë nga kënga më e re, ditën që paralajmëroi se diçka e re është rrugës.
“Edhe njo per fund t’vitit 2021”, ka shkruar reperi.
Menjëherë pas postimit, nuk kanë munguar komentet pozitive nga ndjekësit e tij, të cilët e kanë përgëzuar për punën, madje e kanë quajtur një “Hit” ende pa u lansuar./21Media

Back to top button