Gazmend Muhaxheri shpall fitore, falënderon qytetarët

Gazmend Muhaxheri kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Pejës ka falënderuar qytetarët që ia dhanë besimin edhe për një mandat tjetër.
“Të dashur qytetarë të komunës sonë, u jam mirënjohës pafundësisht për besimin e ri që më dhatë sot. Ju uroj për fitoren e madhe të LDK-së dhe të të gjithë njerëzve të mirë të Pejës. E ardhmja do të jetë përplot angazhime, sepse ne do të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë për t’i përmbushur objektivat tona për Pejën qytet të krenarisë së të gjithëve. Të vazhdojmë së bashku që ta bëjmë Pejën vend mundësish të barabarta, duke vazhduar së kultivuari rrugën e drejtësisë, fisnikërisë së shpirtit dhe punës me nder. T’i bashkojmë forcat që kemi për t’ia përkushtuar veten ndërtimit të së ardhmes”, ka shkruar Muhaxheri pas daljes së rezultateve preliminare të KQZ-së dhe projeksionev të exit polleve./21Media

Back to top button