Gecaj: Bashkimi i forcave të errëta nuk ju shpëton

”Proletarë të bashkuar, këtë herë qytetari përfundimisht do tu japë fytyrës atë grushtin tuaj komunist e t’ju hedh në grumbullin e plehrave të historisë, atje ku u dërgua i tërë komunizmi evropian në fillimin e viteve nëntëdhjeta”

Bajram Gecaj i LDK-së duke komentuar lidhjen e koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-NISMA, thotë se këto tri parti i ka bashkuar frika nga ndëshkimi.

Sipas Gecajt, të gjithë ata të cilët dje tradhëtuan kauzën e përbashkët ë LAN (LVAN), për hir të kolltukëve individualë,  tradhtuan edhe elektoratin e tyre për të njëjtën.

”RANË MASKAT: MARKSISTËT-LENINISTËT (LPK-istët) U RIBASHKUAN Ata të cilët dje tradhtuan kauzën e përbashkët në LAN (LVAN), për hir të kolltukëve individualë, sot tradhtuan edhe elektoratin e tyre për të njëjtën. Proletarë të bashkuar, këtë herë qytetari përfundimisht do tu japë fytyrës atë grushtin tuaj komunist e t’ju hedh në grumbullin e plehrave të historisë, atje ku u dërgua i tërë komunizmi evropian në fillimin e viteve nëntëdhjeta. Veprimet tona të fundit domethënëse, dinjitoze e kualitative, si dhe bashkimi i forcave progresive kundër atyre te territ, duket tu ketë futur seriozisht frikën në palcë keqbërëseve të uritur për rikthim të pushtetit të krimit. Bashkimi i forcave të errëta nuk ju shpëton dot jo. Do të mbeteni përfundimisht relikt i historisë”, ka shkruar Gecaj në facebook.

Back to top button