“Gënjeshtër pas gënjeshtre” premierë në Teatrin e Gjilanit

Këtë të hënë dhe të martë (30, 31 maj) do të jepet shfaqja premierë “Gënjeshtër pas gënjeshtre” në Teatrin e Gjilanit.
Në shfaqjen e Anthony Nielson, me regji të Sevdije Ajetit luajnë aktorët Artan Selimi, Alban Shahiqi, Emine Toska, Mejreme Berisha, Naser Zymberi, Ali Demi, Fitore Jashari, Safete Mustafa Baftiu.
“Sa mund të vret një e vërtetë? A duhet ta the mi gjithmonë atë apo mund dhe ta zbusim nëse dhimbja është më e vogël. Gënjeshtër pas gënjeshtre është një komedi e cila përmes situatave jashtëzakonisht komike do të ju bëjë të kaloni një natë fantastike në teatër”, përshkruhet shfaqja./21Media

Back to top button