Genta mori urim të veçantë nga partneri për ditëlindje

Këngëtarja shqiptare, Genta Ismajli dje festoi ditëlindjen.
38 vjetorin e lindjes, këngëtarja e njohur e festoi më e përmbushur se kurrë, pasi që ajo këtë vit festoi me binjakët e saj, të cilët erdhën në jetë gjatë këtij viti.
Një urim të veçantë Genta e ka marrë nga partneri i saj, biznesmeni i njohur turk, Huseyin Usta,i cili ka shpërndarë një imazh të realizuar nga fotosesioni i Gentës së bashku me binjakët, teksa ka shkruar fjalët më të bukura për të.
“Je më e bukura nga befasitë që na bën ndonjëherë, je mrekulli, dua gjithçka që ekziston me ty. Unë nuk kam qenë me ty që nga momenti që kur ke lindur. Por të premtoj për gjithçka që tani e tutje deri sa të vdes çdo ditë do të të them urime ditëlindjen”, ka shkruar ndër tjera ai.

Emri i Gentës është bërë i njohur që nga viti 2004, kur ajo publikoi këngën “Dridhem” atë kohë kjo këngë u shëndërrua në një hit.
Projektet e Gentës janë të shumta, por jo vetëm solo Genta ka edhe bashkëpunime me emrat e njohur si, Labinot Tahirin, Feron, Ardian Bujupin,  Marselin.
“Bad Bitch”, mbetet projekti i fundit i Gentës që e solli në bashkëpunim me Eko Fresh & Phat Crispy në muajin janar./21Media

Back to top button