Më shumë se 720 njerëz të vrarë në Bucha, Rusia mohon akuzat

Më shumë se 720 njerëz janë vrarë në Bucha dhe pjesët e tjera të Kievit që ishin të pushtuara nga trupat ruse dhe më shumë se 200 konsiderohen të zhdukur, ka thënë Ministria e Brendshme e Ukrainës.
Në Bucha, kryebashkiaku Anatoliy Fedoruk ka thënë se 403 trupa ishin gjetur dhe numri mund të rritet.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës ka thënë se po shqyrton gjithashtu ngjarjet në rrethin Brovary, i cili shtrihet në verilindje.
Trupat e gjashtë civilëve u gjetën me plagë me armë zjarri në një bodrum në fshatin Shevchenkove dhe forcat ruse besohet të jenë përgjegjëse.
Rusia ka mohuar më parë akuza të tilla./21Media

Back to top button