Geoana: NATO dhe BE-ja po përpiqen për depërshkallëzim

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoană, u takua sot me Miroslav Lajcak, përfaqësues special i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, i cili së fundmi vizitoi Prishtinën dhe Beogradin. Lajçak e ka informuar për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe përpjekjet aktuale diplomatike të BE-së.
“Bashkëpunimi i shkëlqyer dhe afatgjatë midis NATO-s dhe BE-së në rajon vazhdon të bëjë ndryshimin”, tha Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm Geoană.
“Selia e NATO-s, KFOR-i, Aleatët si dhe Bashkimi Evropian dhe OSBE-ja kanë qenë të palodhura në përpjekjet e tyre për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe për t’i sjellë të dyja palët në tryezën e bisedimeve, në kuadër të dialogut të udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, shtoi ai./21Media