Rama: Mbledhja e dy qeverive nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar

(Lajm i përditësuar)

Kurti: Mbledhjet Shqipëri-Kosovë nuk do të duhej të anuloheshin nga askush

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk ka informacione për anulimin e mbledhjes mes dy qeverive, të Kosovës dhe të Shqipërisë, e planifikuar për të mërkurën e 14 qershorit në Gjakovë, përcjell rtv21.tv

“Unë posa mbrriva këtu dhe nuk kam informacion, po shkoj ta ndjekë koncertin dhe mendoj që mbledhjet Shqipëri-Kosovë nuk duhej të anuloheshin nga askush”, tha Kurti në një prononcim për media.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencë të jashtëzakonshme për media ka konfirmuar se mbledhja mes dy qeverive nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar.


Rama: Mbledhja e dy qeverive nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se mbledhja mes dy qeverive, të Kosovës dhe të Shqipërisë, e planifikuar për të mërkurën e 14 qershorit në Gjakovë, nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar.

Ai tha se pasi ka folur me shefin e diplomacisë evropiane dhe i ka kërkuar Kurtit për t’u takuar nesër në Gjakovë me ministrat e Jashtëm dhe Mbrojtjes për të diskutuar lidhet me këtë situatë për ta afruar Kosovën me bashkësinë euroatlantike, ku marrëdhëniet e tyre janë në një pikë të paimagjinueshme, ku këta të fundit po konsiderojnë sanksione kundër shtetit që e krijuan vetë.

“E kam informuar Kurtin se në kushtet e agravimit të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashëksinë atlantike ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar…I kam kërkuar Albinit të takohemi në Gjakovë në një format më të ngushtë. Ky i fundit po e çanë Kosovën në mënyrë dramatike me miqtë ndërkombëtarë.
Me shumë keqardhje mund të them se nuk kemi pasë dakordësi me Kurtit për një ndryshim të formatit. Ai ka kërkuar që mbledhja të mbahet normalisht dhe kjo të diskutohet në veçmas për këtë. Por kjo nuk është e mundur, sepse nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh në realitetin e Kosovës sot. Mbase, nuk është një përgjigje përfundimtare nga Kurti. Unë shpresoj që mund të takohemi për të ballafaquar opinionet, në kushtet kur jemi në prag të planit për sanksione kundër shtetit që e krijuan vetë”, tha Rama, përcjelll rtv21.tv.


Qeveria e Kosovës thotë se nuk u anulua mbledhja e dy qeverive

Mbledhja mes dy qeverive, të Kosovës dhe të Shqipërisë, e planifikuar për të mërkurën e 14 qershorit në Gjakovë, sipas Qeverisë së Kosovës nuk është anuluar. Këtë e ka konfirmuar për RTV21 zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Mbledhja nuk është anuluar. Gjithçka është gati në Gjakovë. Kryeministri Kurti tani po merr pjesë në koncertin e sontëm atje të Ansamblit Shota dhe muzikantëve nga Kosova nga Shqipëria që është edhe si uvertyrë për mbledhjen e nesërme. Për anulimin po dëgjojmë tani nga ju”, ka thënë Kryeziu.

“Lajm i keq! Anulohet takimi i dy qeverive, Kosovë-Shqipëri. 19h30 pritet që kryeministri Edi Rama të ketë konferencë!”, i ka thënë televizionit një burim i afërt me qeverinë shqiptare! /21Media

Back to top button