Georgina “mbulohet” në Arabi

Modelja spanjolle, Georgina Rodriguez, partnerja e yllit të Klubit Al-Nasr, Cristiano Ronaldo, mori pjesë të shtunën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Joy Awards si pjesë e aktiviteteve të sezonit që u mbajt të shtunën në Riad.
“Unë e dua Arabinë Saudite, e dua familjen time dhe fëmijët e mi dhe jam e lumtur me atmosferën”, tha Georgina në “JOY AWARDS 2023”, ceremonia më e madhe nderimi e këtij lloji në Lindjen e Mesme dhe botën arabe.
Rodriguez kryesoi platformat e mediave sociale dhe motorin e kërkimit “Google”, pas paraqitjes së saj elegante me një fustan blu të errët në ndarjen e çmimeve.
Ajo u shfaq me një pamje modeste, me mbulesë në kokë, grim të butë, ndërsa look-u i saj ishte zbukuruar me vathë dhe një gjerdan diamanti, që tërhoqi vëmendjen e fansave të saj./21Media


Back to top button