Gergiev jep dorëheqje nga posti në Festivalin Ndërkombëtar të Edinburgut

Dirigjenti rus, Valery Gergiev është detyruar të jap dorëheqje si ambasador nderi në Festivalin Ndërkombëtar të Edinburgut.
Gergiev një mbështetes e mi ki ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin ka qenë nën presion të vazhdueshëm që të flasë kundër Rusisë, pas pushtimit të kësaj të fundit ndaj Ukrainës.
Përmes një njoftimi, festivali njoftoi se vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë.
Gjithashtu, në njoftim është bërë e ditur se ky vendim erdhi për të dëshmuar mbështetjen ndaj popullit ukrainas.
“Bordi kryesues i Festivalit Ndërkombëtar të Edinburgut ka kërkuar dhe ka pranuar dorëheqjen e Valery Gergiev si president nderi në këtë festival. Ky vendim vjen për shkak të situatës së fundit dhe dëshmon mbështetjen ndaj qytetarëve të Kyiv”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button