Arrestohet një 47 vjeçar në Kaçanik

Një 47 vjeçar nga Kaçaniku është arrestuar dje nga Policia e Kosovës.
Z.L siç njofton Policia, ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘’Lëndim i lehtë trupor dhe vjedhje e shërbimeve’’ me dënim burgimi prej dyzetë ditëve.
I njëjti është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës./21Media

Back to top button