Gërvalla: BE-ja ta ngrijë statusin e vendit kandidat për Serbinë

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, i ka bërë thirrje urgjente Bashkimit Evropian që t’ia ngrijë Serbisë statusin e vendit kandidat për anëtarësim.
Deklarimet e Ministres Gërvalla u bënë nga New York në një intervistë për RTV21 në përgjigje të nënshkrimit të marrëveshjes së Serbisë me Rusinë për bashkërendim të politikës së jashtme. Ajo tha se Serbia në vazhdimësi ka bërë një fushatë, sipas saj, të egër për çnjohjen e Kosovës. Bisedën me Ministren Gërvalla e zhvilloi korrespondenti ynë në New York Halil Mula, i cili fillimisht e pyeti se si do ta përkufizonte aktivitetin e Kosovës në javën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së .
Donika Gërvalla: Java e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është për ne si Kosovë një javë shumë e rëndësishme sepse është një prej mundësive të mira për të takuar sa më shume partner alete për te krijuar mundësi për biseda formale qofte jo formale me shtetet që ende mund të jenë skeptike për njohjen se pavarsisë së Kosovës dhe lidhjes se marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Kosovës.
Halil Mula: Sa është arritur në fushën e lobimit për njohje të reja marrë parasysh volumin e takimit, ka një periudhe kohore që Kosova nuk ka njohje të reja dhe kemi deklarime te Serbisë se ka arritur të bëjë lobim per çnjohje të Kosovës?
Donika Gërvalla: Serbia asnjëherë nuk e ka ndal lobimin per çnjohje te Kosovës, prandaj është me e rëndësishme qe jo vetëm te takohemi me shtetet skeptike te njëjtën kohe vazhdimisht te forcojmë marrëdhëniet me partneret tanë te rendesishem me qellim qe ti kemi ne krahun tone ne ketë fushate teeger qe Serbia se ka ndal asnjëherë për çnjohje. Pavarësia e Kosovës është një realitet te cilin Serbia duhet ta pranojë,  jo vetëm për të krijuar mundësi të mira për bashkëpunim në rajon, por në radhë të parë për t’u shkëputur nga trashëgimia e Milloshoviqit nga e kaluar e cila ka shkaktuar 4 lufta në Ballkan.
Halil Mula: Ka nje marrveshje te Serbisë me Rusine per bashkrendim te Politikës së Jashtme pikërisht këtu në New York, sa e pengon kjo marrëveshjen përfundimtare në dialogun që Kosova po e zhvillon me Serbinë në Bruksel?
Donika Gërvalla: Mua nuk me habit tashmë edhe formalizmi i kësaj marrëveshje sepse bashkrendim të politikës se jashtëme Serbia vazhdimisht ka pasur me Rusinë. E rëndësishme është që partneret tanë ta shohin se Serbia vazhdimisht ka një kurs provokues ndaj SHB-ve,  BE-së ne fund është krahas Bjellorusisë i vetmi shtet në Evropë që nuk është solidar me Ukrainën, por qëndron më Rusinë, është shumë rëndësishme që  BE, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar ti dërgojnë sinjale të qarta Serbisë që një kurs i tillë që jo vetëm nuk pranohet, por edhe do ketë pasoja të dukshme dhe të ndjeshme për Serbinë. Një prej atyre pasojave do jetë vënia e sanksioneve ndaj oligarkëve që përfitojnë nga aktivteti ekonomik nga kontratat që kanë me oligarkët rus, për çmimet e naftës për çmimet e lira te energjisë, gazit, i bëjmë thirrje BE-se që urgjentisht që neser mundësisht t’ia ngrijë Serbisë statusin e vendit kandidat për anëtarësim. BE me këtë do ta dëshmojë që solidariteti me Ukraninë nuk është fjalë goje, por është percaktim i BE-se që vlen për të gjitha shtetet e BE-se dhe njëkohësisht per vendet që aspirojnë antarësimin në BE.
Halil Mula: Zonja Ministre, çfarë mesazhi merrni me vete nga takimet, kishte një mori takime me personalitete, burrështetas?
Donika Gërvalla: Kosova e pavarur dhe sovrane është një realitet jo vetëm në rajonin tonë të Ballkanit, por në të gjithë botën. Kosova tashmë është kthyer në partner serioz, i cili përtej fazës se pasluftës që ka zgjatur mjaft përtej fazës së tranzicionit është shteti më demokratik në rajonin e Ballkanit, i cili tashmë identifikohet me vlera të sundimit të ligjit me vlera te përparimit ekonomik dhe bisedat me partnerët tanë përfundshmit kane filluar te jene te nje niveli tjetër ku kemi hasur me shume përkrahje me shume mirëdashje dhe shume mirëkuptim per interesat  legjitime e Kosovës./21Media

Back to top button