Gërvalla: BE “tigër prej letre”, reagon Escobar dhe Lajçak

(Lajm i përditësuar)


Lajçak- Gërvallës: Është ëndrra e secilit shtet që troket për anëtarësim

Ndaj deklaratës së Ministres së Jashtme Donika Gërvallës të bërë sot në Forumin e Dubrovnikut për Bashkimin Europian duke thënë se ky union është tigër prej letre dhe nuk mund të ofrojë siguri pa ndihmën e SHBA’së dhe NATO’s ka reguar edhe emisari i BE -së Miroslav Lajcak.

“Gjëja e parë që dua të them ësgtë se BE është larg të qenurit perfekte, por është më e mira që kemi. Është unioni më i suksesshëm i shteteve. Nuk ka bashkim tjetër shtetesh në këtë planet qe ka sjellë stabiltet politik, prosperitet ekonomik, kohezion social më të madh dhe respekt për të drejtat e njeriut. Kështu që mendoj se hyrja në BE është arritje dhe endërr e vendeve që trokasin në dyert e BE’së” ka thënë LajçakEscobar i përgjigjet


Escobar i reagon Gërvallës: Integrimi mbetet aspirata jonë më e lartë

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gabriel Escobar i ka reaguar Kryediplomates së Kosovës Donika Gervalla -Shwarz e cila goditi BE’në duke quajtur të paaftë për të ofruar siguri për rajonin.

Escobar ka thënë se i vjen keq që duhet të dalloj me minsitren Gërvalla, duke shtuar se çdo gjë pozitive i ka ndodhur rajonit si rezultat i bashkëpunimit SHBA dhe BE.

“Më vjen keq, që dua të dalloj këtu me kolegen time nga Kosova, por çdo gjë pozitive që ka ndodhur në Ballkan në gjeneratën e fundit është arritur me bashkëpunimin e kombinuar SHBA-BE. Integrimi mbetet aspirata jonë më e lartë për rajonin” ka theksuar diplomati amerikan


Gërvalla: BE “tigër prej letre”, s’mund të ofrojë siguri pa SHBA’në dhe NATO’n

Në një Forum në Dubrovnik bashkë me Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajcak, Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës ka folur për sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

Sa i përket sigurisë, Gërvalla thotë se BE-ja është një “tigër prej letre” pa përkrahjen e dy fuqive si SHBA dhe NATO.

“Kosova është unike sepse 90% e njerëzve mbështesin anëtarësimin në BE dhe NATO. Ne jemi në linjë me Përëndimin sa i përket Ukrainës. Të tjerët në fqinjësi po e asistojnë rusinë në këtë aggression, pa pasoja nga Bashkimi Evropian. Një pyetje kyce për sigurinë në Ballkan Perëndimor është nëse BE-ja mund të garantoj sigurinë dhe paqen në Evropë.

Back to top button