Gërvalla citon babain pas anulimit nga Rama: Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për anulimin e mbledhjes së dy qeverive shqiptare, duke cituar një thënie nga babai i saj, Jusuf Gërvalla.

“Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!”, citoi Gërvalla në Facebook, njofton rtv21.tv.

Reagimi i ministres vjen pasi Edi Rama njoftoi se ka anuluar mbledhjen e dy qeverive në Gjakovë, pasi i kishte kërkuar Kurtit që ky takim të mos zhvillohet në instanca normale, por të jetë takim mes dy kryeministrave, ministrave të Mbrojtjes dhe atyre të Jashtëm.

Megjithatë, kryeministri Kurti kishte insistuar që mbledhja të mbahet si çdoherë tjetër, me të gjitha ministrat pjesëmarrës dhe pas kësaj të mbahet një takim ashtu siç e kërkoi Rama.

Rama nuk pranoi një gjë të tillë, çka rezultoi me anulim. Kjo është hera e parë që mbledhja mes dy qeverive shqiptare anulohet. /21Media

Back to top button