Hoti: Kosova ka nevojë për normalitet në politikë e në marrëdhënie me jashtë
Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova ka nevojë për normalitet në politikë, ekonomi dhe në marrëdhënie me jashtë.
Hoti tha se vetëm në një situatë normale e pa presione mund të arrihen marrëveshje të mira për integrimin e veriut në jetën politike, ekonomike e shoqërore të Kosovës.
“Vetëm në një situatë normale mund të ketë zhvillim dhe jetë më të mirë për të gjithë qytetarët pa dallim. Çdo qasje tjetër është e dëmshme dhe e rrezikshme për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës”, shkroi Hoti në një status në Facebook.
Protestat në veri nga serbët lokalë po vazhdojnë ende pas dy javësh, vetëm se në numër më të vogël, ndërkohë që dje numri i tyre u rrit pas arrestimit nga Policia e Kosovës të njërit nga organizatorët kryesorë të protestave, Milun Milenkovic- Llune. /21Media