Gërvalla i dërgon telegram ngushëllimi homologut nga Maqedonia

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, i ka dërguar telegram ngushëllimi homologut të saj nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, për humbjen e jetëve të dhjetëra qytetarëve në aksidentin tragjik në mëngjesin e sotëm në Bullgari.
“Me trishtim të thellë mora lajmin për aksidentin tragjik në Bullgari, ku në mëngjesin e sotëm humbën jetën 46 persona nga Maqedonia e Veriut. Pranoni ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim dhe të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, për Ju, familjarët e viktimave dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut për këtë humbje të madhe dhe tragjike. Sot të gjithë ne bashkëndiejmë me Ju dhe lutemi që të lënduarit të shërohen sa më parë. Dua gjithashtu të theksoj gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të qenë pran dhe për të ndihmuar në çdo gjë që është e nevojshme për qytetarët dhe institucionet e Maqedonisë së Veriut në këtë moment të kobshëm”, thuhet në telegramin e ministres.
Ndryshe, Qeveria ka shpallur tre ditë zie në Maqedoninë e Veriut./21Media

Back to top button