Gërvalla kërkon nga BE -ja sanksionimin e Serbisë: Çdo vonesë nxit përshkallëzim

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika ,Gërvalla  kërkoi  nga Bashkimin Evropian që të sanksionojë Serbinë për sulmet në Banjskë më 24 shtator.

Reagimi i saj vjen pas takimeve të sotme në Bruksel. Ajo tha se Serbia edhe njëherë refuzoi përpjekjen për normalizim të raporteve.

Sipas Gërvallës se çdo vonesë në sanksionimin e Serbisë “do të shërbejë vetëm për të nxitur përshkallëzimin e mëtejshëm”.

“Serbia ka refuzuar edhe një herë përpjekjen për normalizimin e marrëdhënieve me Republikën e Kosovës. I bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që të sanksionojë Serbinë për aktin e agresionit kundër Kosovës më 24 shtator 2023. Çdo vonesë do të shërbejë vetëm për të nxitur përshkallëzimin e mëtejshëm”, shkroi  ministrja Gërvalla në plaftormën X./21Media

Back to top button