Selmanaj: Kjo qeveri është më jotransparentja që nga shpallja e Pavarësisë

Selmanaj: Kjo qeveri është më jotransparentja që nga shpallja e Pavarësisë

Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj  në emsionin “Click”   kritikoi Qeverinë e Kosovës për mostransparencë. Ai shtoi se Kuvendi është institucioni i fundit që po kupton se çfarë po ndodh me procesin negociator. Slemanaj tha se kjo është fatkeqësi.

“Kjo qeveri në krahasim me të tjerat, jo që të tjerat kanë qenë në superlativë sa i përket transparencës, është më jotransparente që ka pasur Kosova sidomos që nga shpallja e pavarësisë e këtej.”, tha Selmanaj.

Ai më tej tregoi hapat që do të ndërmarrë LDK-ja, megjithatë shtoi se njëherë duhet ta kenë të qartë se çfarë është diksutuar konkretisht sot.

“ Unë mendoj se thirrja e një seance të jashtëzakonshme ku do të kuptonim gjithçka do të ishte mjeti më i duhur dhe më i domosdoshëm në këtë fazë në të cilën ne po diskutojmë”, tha Selmanaj.


Selmanaj thotë se LDK përkrah Asociacionin që nuk cenon Kushtetutën, por kanë dyshime për pikën 7 të marrëveshjes

Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj në RTV21 tha se subjekti politik ku ai bën pjesë e përkrahin Asociacionin i cili nuk cenon Kushtetuën e Kosovës, por shtoi se kanë dyshimet e tyre se lidhur me pikën e 7 të marrëveshjes së Ohrit.

“ Pika e 7 ku nuk flet për asociacion në kuptimin them edhe të terminologjisë, por flet edhe për vetmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë, kjo do qartësi. Në momentin kur do të kthehet në normë ne do ta kuptojmë qartë për çfarë po flasim. A po flasim për asociacion apo për bashkësi të komunave me shumicë serbe, të cilat mund të organizojnë, këshillohen mes komunave, por pa kompetenca ekzekutive , a po nënkupton ndonjë formë të vetmenaxhimit, i cili mund të del në formë organizimi që mund të ngjajë ndonjë atuonomi … Prandaj akoma nuk mund të flasim me apsolutizëm për këtë draftstatus.”, tha ai, duke shtuar se nëse është e ngjashme me atë që nuk cenon Kushtetuten atëherë e përkrahin Asociacionin./21Media

Back to top button