Gërvalla: Kosovës nuk po i kërkohet “nënshtrim dhe servilitet”

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në Kuvendin e Kosovës tha se Qeveria është duke vazhduar bisedimet me partnerët e saj ndërkombëtarë, të cilët tha se “synojmë t’i bindim për qëndrimet tona të drejta”.

Franca, Gjermania dhe BE-ja kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të vendit.

Ajo shtoi se SHBA-ja dhe partneret në BE nuk kërkojnë nga Kosova “nënshtrim dhe servilitet”,por presin “vendime të guximshme, marrje të përgjegjësisë, debat të hapur në shërbim të prosperitetit të Republikës së Kosovës”./21Media 

Back to top button