Bes Kallaku publikon këngën e re, vargjet janë për Xhensilën?

Dy projektet e fundit muzikore të Xhensila Myrtezajit janë cilësuar masivisht si dedikime për Bes Kallakun pas divorcit. Por, Besi ka publikuar pak orë më parë këngën e tij të re “Intrigante”.

Mirëpo, vargjet e Bes Kallakut në këngë kanë shtyrë ndjekësit të mendojë dhe komentojnë se janë drejtpërdrejtë për Xhensilën.

“Zemra do mi nisësh 1000 paund se e kam mamin sëmurë, e kam në spital”, nis kështu kënga me zërin e një vajze.

Kjo u ka rikujtuar ndjekëve një deklaratë të Besit vite më parë, ku zbuloi se shkaku që bëri për vete Xhensilën u bë përkujdesja e tij për mamanë e saj në spital.

“Rastisi që mami i Xhensilës ishte sëmurë dhe e çova unë, u mora me kurimin e mamasë së saj dhe aty kam bërë Xhensilën për vete”, është shprehur aktori i humorit.

Back to top button