Gërvalla në Gjermani takohet me Abraham, lobuesin për liberalizmin e vizave

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schqwarz, po qëndron për një vizitë në Gjermani.
Ajo ka zhvilluar një takim me Deputeti i Bundestagut gjerman, Knut Abraham.
Abraham përmes një postimi në Twitter ka thënë se me Gërvallen biseduan për situatën në Ballkan si dhe për perspektivën evropiane dhe raportet Gjermani-Kosovë.
“Ministrja vuri në dukje rritjen e këndshme ekonomike në vendin e saj dhe ishte në gjendje të raportonte mbi progresin e bërë në luftën kundër korrupsionit”, ka shkruar Abraham i cili edhe ka qenë një nga zërat më të fuqishëm që Kosova të futej në rend dite në takimin e Komitetit të Ministrave në Këshillin e Evropës.
Tutje, Abraham ka thënë se është e rëndësishme se Kosovës t’i jepet perspektive konkrete për anëtarësim në BE.
“Hapat e ardhshëm duhet së pari të jenë udhëtimi pa viza dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Abraham./21Media

Back to top button