Si trajtohen sëmundjet e trurit, a ka ndonjë mënyrë për parandalimin e tyre, tregon neurologu Jashari

Neurologu Rushit Jashari ka deklaruar se sëmundjet e trurit shkaktohen si nga faktorët e jashtëm, po ashtu edhe të vetë organizmit. Ai për rtv21.tv ka bërë të ditur se në shfaqjen e sëmundjeve të trurit ndikojnë faktorët e jashtëm, faktorët gjeografik: klima, vendbanimi, kushtet ekonomike, mënyra e të ushqyerit, puna që bën ai person, gjinia, mosha.
Tumori në tru, shenjat që s'duhet t'i neglizhoni kurrë, ja kur të shkoni urgjentisht te mjeku - Shëndeti
Gjatë intervistës për rtv21.tv Dr. Jashari ka informuar se sëmundjet më të rrezikshme apo më pak favorizuese janë tumoret në tru si ato primare, po ashtu edhe sekondare.
“Gjakderdhjet në tru janë disa llojesh, por më të rrezikshmet janë ato subarrahnoidale që në shumicën e rasteve përfundojnë me fatalitet. Infarktet në tru që për nga shfaqja janë më të përhapura se aksidentet hemoragjike cererbrale.”, ka deklaruar ai.
Ai ka folur edhe për pasojat e sëmundjeve neurologjike, me ç’rast ka theksuar se ato janë nga përmiresimi i plotë deri në invaliditet dhe me përfundim fatal, vdekjen e pacientit nga sëmundjet e trurit.
Truri shëron sëmundjet! – KOHA
Sa i përket trajtimit të sëmundjeve neurologjike, neurologu Jashari ka bërë të ditur se varësisht nga sëmundja, bëhet edhe trajtimi i saj.
Sipas tij, pacientit duhet t’i merret një anamnezë e thuktë neurologjike nëse ka vetëdije nga ai, nëse jo nga përcjellësit.
“Varësisht nga sëmundja bëhet trajtimi, para së gjithash, bëhet diagnostikimi nëpërmjet të neuroimazherisë, psh. Nëse diagnostikohet me tumor jepet terapi simptomatike për largimin e dhimbjes, marramendjes, mundimit, vjelljes, terapi për temperaturë. Në momentin e diagnostikimit thirret neurokirurgu për trajtim të mëtejmë. Psh.nëse është ndonjë hemorragji varet nga lloji se si veprohet, kryesisht me terapi simptomatike me kryerjen edhe te neuroimazherive shtesë për të detektuar natyrën e hemorragjisë.”, ka bërë të ditur ai.
I pyetur se a ka ndonjë mënyrë për parandalimin e sëmundjeve të trurit, Dr. Rushit Jashari ka cekur kujdesjen ndaj vetes.
Anatomia e Trurit: Strukturat dhe Funksioni i tyre
“Mënyra për parandalimin e sëmundjeve të trurit është që njerëzit të vetëdijësohen dhe të kujdesen për vete, ku këtu bën pjesë: ushqimi ikja nga ushqimi i tepërt, yndyrërat, karbohidratet, obeziteti, rregullimi i tensionit arterial, mos konsumimi i pijeve të gazuara, duhani, ikja nga konsumi i pijeve alkoolike, të rregullohet sheqeri në gjak, te gjinia femrore ikja nga përdorimi i kontraceptiveve.”, ka shtuar ai./21Media

Back to top button