Gërvalla nga ndërkombëtarët ta dënojnë sjelljen e Vuçiqit

Qeveria ka bërë reagimin e parë pas deklaratave të mbrëmshme të presidentit serb Alekasndër Vuçiq. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donkia Gërvalla ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të dënojnë deklarimet e fundit të Vuçiqit

“Aktorëve ndërkombëtarë u bëjmë thirrje të dënojnë me gjuhë të qartë dhe qëndrime të vendosura qasjen, sjelljen dhe gjuhën agresive dhe armiqësore të Aleksandër Vuçiçit karshi Republikës së Kosovës. “, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

Ajo ka thënë se synimi i Vuçiq është pengimi i normalizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, mbajtja gjallë e tensioneve në rajon dhe pengimi i proceseve integruese,.

Por si pas saj Kosova është më e fortë se kurrë.

“Deklarata e tij për kinse shpalljen si të paligjshme të te gjitha organeve të institucioneve në Kosovë, është përpjekje e dëshpëruar për të sabotuar Pavarësinë e Kosovës. Synimi është pengimi i normalizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, mbajtja gjallë e tensioneve në rajon, pengimi i proceseve integruese, në sinkron të plotë edhe me interesat e Rusisë.

Kosova, si shtet sovran dhe i pavarur, me territor të mbrojtur dhe integritet territorial të pacënueshëm, si shteti me demokracinë më të konsoliduar në rajon, si vendi me rritjen më të lartë ekonomike në rajon, si shteti i qytetarëve të saj, sot është më e fortë se asnjëherë më pare”, ka shkruar Gërvalla./21Media

Back to top button