Gërvalla para deputetëve italianë tregon për sulmin e 24 shtatorit

Progresi i arritur në sundim të ligjit, demokratizim, avancim të të drejtave  të njeriut, në veçanti të drejtave të komuniteteve jo-shumicë, bashkëpunimi rajonal në siguri, zhvillim ekonomik dhe integrim euroatlantik, ishin disa nga temat e takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla pati me Kryetarin e Komisionit  për Punë të Jashtme nga Dhoma e Deputetëve në Itali, z. Giulio Tremonti., njofton Ministria e Punëve të Jashtme.

Po ashtu bëhet e ditur se Ministrja Gërvalla e njoftoi Kryetarin Tremonti dhe deputetët edhe për aktin e agresionit serb të 24 shtatorit në Banjskë dhe ritheksoi nevojën imediate për ndërmarrjen e veprimeve kundër atyre që në vazhdimësi po rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Deputetët italianë shprehen interesimin e tyre rreth proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova, sfidat dhe vizionin e qeverisë së Kosovës për të ardhmen e saj integruese.”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button