Gërvalla pas takimit me ministrin turk njofton për marrëveshjen e nënshkruar

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, është pritur nga homologia e tij kosovare, Donika Gërvalla gjatë paradites të së dielës.
Pas takimit, në konferencë për media me ministrin turk, Gërvalla ka njoftuar se u nënshkrua një marrëveshje mes Kosovës dhe Turqisë.
“Është për t’u përshëndetur marrëveshja që u nënshkrua sot nga dy ministrat lidhur me rritjen e frekuencës së fluturimeve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë”, ka njoftuar ndër të tjera Gërvalla në konferencë.
Ministri turk Cavusoglu sot do të takohet edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, dhe kryeministrin e vendit, Albin Kurtin./21Media

Back to top button