Çfarë do të ofrojë FemArt në ditën e gjashtë të edicionit të 10-të?

Dita e 6-të e Festivalit FemArt j’u sjellë një shfaqje teatrore nga Kosova dhe një performancë nga Serbia.
Shfaqja teatrore “Burrneshat” me autor, Jeton Neziraj dhe regji të Erson Zymberit shfaqet sonte në Teatrin ODA nga ora 20:00.
Kurse performanca “25 gota verë” me tekst dhe koncept të Dijana Miloševic shfaqet në Shtëpinë e Kulturës, Gustericë (Graçanicë) nga ora 20:00.
Gjithashtu, artistja Valentina Medda vazhdon me aktivitetin e mbyllur për publikun.
FemArt nga 14 qershori nisi edicionin e dhjetë me radhë.
Këtë vit, si çdo vit tjetër, u përgatit program i larmishëm nga FemArt, i cili do t’iu shoqërojë edhe 4 ditë të tjera./21Media

Back to top button