Gërvalla për Vuçiqin: Më 1999 ishte ministër propagande

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwartz në Ditën e Çlirimit të Kosovës shprehu mirënjohjen për intervenimin e forcave të NATO-s në Kosovë, teksa e ka përmendur edhe përfshirjen e presidentit të tashëm serb, Aleksandër Vuciq, në qeverinë e atëhershme serbe.
“12 qershor 1999 – 12 qershor 2023. Kur po e vizitoja NATO-n sot në Bruksel, ndieva mirënjohje të pafund që NATO-ja na kishte ardhur në shpëtim kur Kosova ishte buzë zhdukjes nën agresionin gjenocidal nga Serbia”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.
Tutje ajo ka shtuar se “Ministër i Propagangës më 1999 ishte Aleksandër Vuçiqi. Ai nuk kërkoi falje kurrë!”./21Media
12 June 1999 – 12 June 2023
When I was visiting NATO today in Brussels, I felt immense gratitude for #NATO that had come to our rescue when Kosova was set to vanish under genocidal aggression by Serbia*.
___
*Propaganda minister 1999 was A. Vucic. He never apologized. pic.twitter.com/vSNs7gXcjl— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) June 12, 2023