Kaloni te përmbajtja kryesore

​Me rezultate befasuese mbyllen sfidat e Championsit

Kryendeshja e kësaj mbrëmje në Ligën e Kampionëve, ajo ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Milanit ka përfunduar më barazim pa gola, përkundër se gjatë 90 minutave të dy skuadrat prodhuan lojë të hapur dhe me shumë raste shënimi.

Barazimi nuk i ka konvenuar asnjërit klub pasi mbetën në fundit e grupit F me nga dy, përkatësisht një pikë.

Befasia e madhe ndodhi në “St James Park”, aty ku Newcastle United e ka mposhtur PSG-n me rezultat 4-1. Golat për skuadrën angleze i realizuan Almiron, Burn dhe Longstaff, kurse të vetmin për francezët e realizoi Lucas Henandez.

Barcelona ka regjistruar fitoren e dytë në grupin H duke e mposhtur Porton me rezultat minimal 1-0 në udhëtim për të mbetur kështu liderë e këtij grupi.

Fitoren e dytë e ka shënuar edhe Manchester City që ka triumfuar ndaj RB Leipzig me rezultat 3-1 për t’u konfirmuar kështu si lider në grupin G.

Në dy ndeshjet tjera, Lazio e ka mposhtur Celticun me rezultat 2-1, kurse me barazim 2-2 është mbyllur sfida ndërmjet Crvena Zvezdës dhe Young Boys.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button