Gërvalla: Spanja që nga 1 janari i njohu pasaportat e Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se Sapnja që nga 1 janari i këtij viti i ka njohur pasaportat e kosovës.

Përmes një postimi në platformën X, Gërvalla ka thënë se qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pnë Spanjë qysh prej tani.

“Qytetarët e Kosova mund të udhëtojnë në Spanjë tani. Bazuar në njoftimet e shteteve anëtare të BE-së deri më 5 janar 2024, Mbretëria e Spanjës njeh pasaportat e zakonshme të Republikës së Kosovës që nga 1 janari 2024”, ka njoftuar Gërvalla përmes platformës “X”.

Sot gjatë ditës, Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka bërë të ditur se Spanja njeh pasaportat e Republikës së Kosovës.

Ai në një postim në “Facebook” ka shkruar se qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza dhe drejt këtij shteti evropian, i cili ende nuk e ka njohur pavarësinë e shtetit tonë.

“DG Home ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës. Pra, mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti. Ndërsa më 1 janar nisi lëvizja pa viza, Spanja është destinacion që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë. Vazhdojmë tutje, për të sjellë lajme të tjera të mira, e që ndikojnë pozitivisht për qytetarët tanë”, shkruan Bislimi.

Ndryshe, DG HOME, Departament i Komisionit Evropian, është përgjegjës për migracionin dhe çështjet e brendshme./21Media

Back to top button