Maqedonci: Me shërbimin e detyrueshëm ushtatrak Serbia po tenton fshehjen e uljes së motitvit të ushtarakëve serb

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka reaguar pas nismës së Serbisë për ta rikthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Maqedonci ka thënë se është shpërfaqje e ideve kolonialiste dhe hegjemoniste te lidershipi politik në Serbi.

“Përveç vazhdimit të mbështetjes së grupeve paramilitare dhe terroriste, furnizimit me sisteme armatimi nga Rusia dhe Kina, veprimi i fundit i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë për rikthimin e shërbimit të obligueshëm ushtarak dhe deklarimet cinike të Ministrit të Mbrojtjes të Serbisë rreth liberalizimit të vizave dhe ndërlidhja me “parashikimin” e tij për largimin e 500 mijë shqiptarëve nga Kosova në drejtim të Bashkimin Evropian, shpërfaq vazhdimësinë dhe prezencën e ideve kolonialiste dhe hegjemoniste te lidershipi politik në Serbi”, ka shkruar ai.

“Për më tepër përmes shërbimit të detyrueshëm, Ministria e Mbrojtjes së Serbisë tenton të fshehë moralin dhe motivin e ulët të ushtarakëve serbë për t’i shërbyer regjimit aktual”, ka shtuar Maqedonci.

Ai tha se rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe militarizimi i Serbisë përveç qëllimit për kërcënimin e fqinjëve, ka synim edhe frikësimin dhe mbajtën nën kontroll të vet qytetarëve serbë./21Media

Back to top button