Gërvalla takohet me përfaqësues të shteteve jonjohëse, Ministria: S’mund të publikojmë asnjë foto, emër…
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës sonte informoi se ministrja Donika Gërvalla u takua me përfaqësues të shumë shteteve jonjohëse, në margjina të „Summit of the Americas“ në Los Angeles.
Kështu bëri të ditur shefi i kabinetit në MPJD-së, Sharr Jakupi, i cili informoi se shkaku i proceseve të lidhura me to s’mund të publikojnë emra apo fotografi të takimeve.
“”Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht Minstrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës bashkë me zëvendësministren Liza Gashi, në margjina të „Summit of the Americas“, patën mundësinë të zhvillojnë takime edhe me shumë shtete jonjohëse. Megjithatë kërkojmë mirëkuptim se për shkak të rrethanave të ndjeshme dhe proceseve të lidhura me to nuk mund të publikojmë asnjë foto, emër dhe detaj tjetër nga këto takime””, u bë e ditur në komunikatë.
Ndryshe, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken e ka ftuar ministren Gërvalla të marrë pjesë në ”Summit of the Americas”./21Media