Ngjarjet e datës 11 qershor

Rotarianët nga Shqipëria dhe Kosova themelojnë Distriktin e përbashkët. (Hotel Emerald, ora 9:00).
Kuvendi Komunal i Prishtinës mban seancë solemne me rastin e Ditës së Çlirimit të kryeqytetit, ku do të shpallet qytetar nderi gazetarin britanik, Vaughan Smith. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 9:00).
Lëvizja Vetëvendosje mban homazhe te varrezat e dëshmorëve në Prishtinë. (Velani, ora 9:30).
Komuna e Prishtinës bën homazhet të varrezat e dëshmorëve. (Velani, ora 10:00).
Federata e Pingpongut do të organizoj turneun për U9, U13, dhe U17 “Dita e Çlirimit të Kosovës”. (SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj, ora 10:00).
Klubi i boksit “ Sport Center”, Gjakovë organizon turneun nderkombetar “14 Qershori Dita e çlirimit të Gjakovës”. (Palestra e Sporteve “Shani Nushi” Gjakovë, ora 13:00).
Festa e ushqimit në Prizren. (Sheshi i Lidhjes, ora 10:30).
Konferencë Shkencore Ndërkombëtare për Hulumtimet Arkeologjike të zhvilluara në Kompleksin e Katedrales në Prizren (2019 – 2021). (Katedralja e Zojës Ndihmëtare në Prizren, ora 11:00).
DOKU.TECH shënon edicionin e 9-të me radhë, nën sloganin “Fytyra ime nuk është Barkod”. (TERMOKISS, Prishtinë, ora 12:00).
Komuna e Prishtinës organizon aktivitetet për “shtëpitë shkolla”. (Kino Armata, ora 14:00).
Lëvizja Vetëvendosje organizon tribunë përkujtimore në nder të aktivitetit dhe veprës së Arbënor Deharit. (Fakulteti Filologjik, ora 18:00).
Gala koncerti i RTK-së sjell për publikun interpretimet e artistëve më të mirë të vendit me rastin e shënimit të 23-vjetorit të çlirimit të Kosovës. (Salla e sportit në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ora 20:20).

Back to top button