Gërvalla takohet me zyrtaren e lartë amerikane, flasin për Banjskën

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla është takuar në Amerikë me Amanda Sloat, Asistente Speciale e presidentit Joe Biden dhe Drejtoreshë e Lartë për Evropën në Këshillin Kombëtar të Sigurisë me të cilën kanë biseduar edhe për agresionin në Banjskë.

“Diskutuam situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe rajon, duke theksuar rëndësinë e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse për agresionin e saj”, ka shkruar Gërvalla në X./21Media

Show More
Back to top button