Gërvalla takon homologun turk, prioritet bashkëpunimi më i thellë bilateral

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka takuar homologun e saj turk, Hakan Fidan, me të cilin diskutuan me theks të veçantë për realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e ekonomisë.

Takimi u zhvillua në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

“Partneriteti mes dy shteteve dhe mbështetja e Turqisë në ngritjen e kapaciteteve të Kosovës në fushën e sigurisë ishin gjithashtu pjesë e rëndësishme e takimit mes Ministres Gërvalla dhe homologut të saj turk, Hakan Fidan”, njofton zyra për media e Gërvallës.

Shefja e diplomacisë kosovare gjatë këtij takimi shprehu falënderimin ndaj Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës në shumë fusha si dhe e njoftoi homologun turk mbi progresin e arritur në demokratizim, liri të mediave, të drejtat e qytetarëve, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie qytetare në Kosovë.

Back to top button