Burri nga Podujeva ia thyen gjymtyrët gruas

Një grua është rrahur nga bashkëshorti i saj, si pasojë ajo ka pësuar frakturë në dorë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në Podujevë të dielën rreth orës 19:00.

“Viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe e njëjta ka lëndime të rënda në dorë (frakturë)”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Personi i dyshuar është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet si “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Dhunë në familje”./21Media

Back to top button